Monday, March 9, 2026
Google search engine
BallinaShow BizGara për biletat filloi! Ja ku mund të siguroni vendin tuaj për...

Gara për biletat filloi! Ja ku mund të siguroni vendin tuaj për super-eventin e Adriatique në Prishtinë


Nëse kalendari juaj i verës po priste një konfirmim të madh, ai sapo erdhi. Që prej momentit kur dyshja zvicerane Adriatique zyrtarizoi ardhjen në Kosovë me projektin e tyre “X”, bisedat nëpër kryeqytet kanë pasur vetëm një kryefjalë: 11 korrikun. Por, faza e fjalëve ka kaluar dhe tani po hyjmë tek veprat. Nëse nuk keni ndërmend t’i kaloni ato orë duke parë story-t e miqve nga divani i shtëpisë, ka ardhur momenti të siguroni vendin tuaj.

Biletat për këtë event të përmasave ndërkombëtare kanë dalë zyrtarisht në shitje. Të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e organizimit në hapësirat e Prishtina Mall, mund t’i gjejnë ato në platformën zyrtare sono.international. Këtë herë organizatorët e SONO kanë vendosur t’i çojnë gjërat në një tjetër nivel, duke premtuar një maratonë muzikore që nis fiks në orën 18:00 të pasdites dhe mban ritmin pa asnjë shkëputje deri në orën 06:00 të mëngjesit tjetër.

Plot 5 artistë të tjerë pritet t’i bashkohen dyshes në skenë, dhe emrat e tyre do të zbulohen shumë shpejt. /Prive By Liberta Spahiu

KLIKO KËTU PËR LINKUN E BILETAVE





Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat