Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar së fundmi përmes një postimi në “Truth Social” teksa ka theksuar se Australia po gabon me vendimin për të lejuar kthimin në Iran të ekipit kombëtar iranian të futbollit për femra.
Trump shkruan se për shkak të luftës ato mund të vriten teksa i bëri thirrje kryeministrit australian të mos e lejojë këtë dhe t’iu japë azil.
“Australia po bën një gabim të tmerrshëm humanitar duke lejuar që ekipi kombëtar iranian i futbollit për femra të detyrohet të kthehet në Iran, ku ka shumë të ngjarë të vritet. Mos e bëni këtë, z. Kryeministër, jepni AZIL. SHBA-të do t’i marrin nëse nuk doni. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, shkruan Trump.



