Një nga ikonat më të dashura të bukurisë shqiptare zgjodhi ditën e parë të këtij viti për të ndarë një lajm të ëmbël, por detajet kryesore u mbajtën qëllimisht larg syrit të publikut.
Agnesa Vuthaj befasoi mijëra ndjekës më 1 janar duke pozuar me barkun e rrumbullakosur.
E gjithë periudha e kësaj shtatzënie ka kaluar në një heshtje absolute, larg zhurmës mediatike dhe vëmendjes së portaleve.
Këtë zgjedhje të privatësisë duket se ajo e ka ruajtur me shumë fanatizëm edhe pas përfundimit të pritjes së ëmbël.
Fansat kanë qenë në kërkim të një konfirmimi tjetër të madh dhe më në fund kurioziteti ka marrë një përgjigje përfundimtare. Sipas burimeve të sigurta të Prive By Liberta Spahiu, ky lajm është i vërtetë dhe Agnesa është bërë nënë e një djali para disa javësh dhe po e shijon këtë periudhë në privatësi.
Sa i përket jetës së saj personale, partneri i Agnesës vjen nga bota e biznesit dhe është një fytyrë tërësisht jo publike. Shumë urime dhe me jetë të gjatë për të voglin. /Prive By Liberta Spahiu



