Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetAgron Shehaj kërkon të futet në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, pengohet...

Agron Shehaj kërkon të futet në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, pengohet nga Garda


Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka tentuar që të futet në ambientin ku mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve, për imunitetin e Belinda Ballukut.

Ai nuk është lejuar që të futet nga Garda, pasi kjo mbledhje bëhet me dyer të mbyllura në prezencë të anëtarëve të Këshillit dhe prokurorëve të çështjes, për shkak të sekretit hetimor dhe ndjeshmërisë që ka dosja.

Ndërkohë në ambientet e jashtme të Kryesisë së Kuvendit ku po mbahet mbledhja e Këshillit, janë grumbulluar në protestë dhjetëra aktivistë të kësaj partie.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat