Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaShow BizAida u jep ndjekësve lajmin e papritur!

Aida u jep ndjekësve lajmin e papritur!


Këngëtarja e njohur Aida Doci ka njoftuar ndjekësit se publikimi i këngës së saj të re në bashkëpunim me Bardhin është shtyrë për një ditë.

Përmes një postimi në Instagram, Aida ka bërë të ditur se për shkaqe teknike, projekti nuk do të publikohet sot siç ishte planifikuar fillimisht.

“Të dashur njerëz, ju njoftoj se për shkaqe teknike kënga do të publikohet nesër në orën 19:00,” – ka shkruar artistja, duke etiketuar edhe Bardhin dhe ekipin që ka punuar në projekt.

Kënga, e cila pritej të publikohej sot, ka ngjallur shumë interes te fansat, të cilët presin me padurim të dëgjojnë bashkëpunimin mes Aidës dhe Bardhit, dy prej emrave më të dashur të skenës shqiptare. /Prive By Liberta Spahiu





Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat