Një aksident automobilistik ka ndodhur pak pas mesnate në Dukat Fushë. Bëhet me dije se rreth orës 01:00, dy makina tip Audi dhe Fiat janë përplasur me njëra-tjetrën.
Nga informacionet paraprake mësohet se për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë shpejtësia e lartë dhe humbjes së kontrollit të mjetit.



