Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetAksident i rëndë në Korçë, dy makina përplasen kokë më kokë

Aksident i rëndë në Korçë, dy makina përplasen kokë më kokë


Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec–Korçë, në zonën e njohur si Qafë Plloçë. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, ndërsa njëri prej tyre, i cili ishte me lëndë djegëse benzinë, është përfshirë nga flakët pas përplasjes.

Drejtuesit e mjeteve kanë arritur të dalin në kohë nga automjetet, duke shmangur një tragjedi të mundshme. Për pasojë, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka të lënduar.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat