Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaShow BizAntigonë Ramosaj tregon se si po e kalon seancën e dytë të...

Antigonë Ramosaj tregon se si po e kalon seancën e dytë të kimoterapisë


Antigonë Ramosaj ka treguar edhe një herë se forca e vërtetë buron nga shpirti dhe dëshira për jetën.

Përmes disa postimeve të fundit në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka ndarë me ndjekësit momente nga sfida e saj shëndetësore, duke dëshmuar një vullnet të palëkundur.

Në fotot e publikuara nga spitali, Antigona shihet e shtrirë duke marrë ciklin e dytë të kimoterapisë. Edhe në këtë situatë të vështirë, ajo nuk e ka humbur pozitivitetin.

Krahas fotos ku shfaqen pajisjet mjekësore dhe një produkt aromaterapie për lehtësimin e efekteve anësore, ajo ka shkruar:

“Kimo nr 2”, shoqëruar me emoji të forcës dhe zemrave.

Në një tjetër postim në orët e para të mëngjesit, ajo shfaqet duke përdorur doreza dhe çorape të specializuara (Relief Genius) për të menaxhuar të ftohtit, një efekt i njohur i trajtimeve të tilla.

“Ora 5 e mjejsit” dhe “Dita 50 kimo 2”, janë shënimet që tregojnë disiplinën dhe qëndresën e saj në këtë rrugëtim.

Vetëm një ditë më parë, Antigona kishte postuar video nga palestra, duke treguar se asgjë nuk e ndalon atë të kujdeset për veten.

Mesazhi i saj është i qartë: aktiviteti fizik dhe kujdesi për veten janë jetikë, pavarësisht sfidave.

Antigona po dëshmon se lufta për shëndetin fitohet me buzëqeshje dhe vullnet të hekurt.



Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat