Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeApologji hipokrite, u fut në axhendë me urdhër të Ramës

Apologji hipokrite, u fut në axhendë me urdhër të Ramës


Niko Peleshi sqaron vlerësimin e figurës së Enver Hoxhës nga Kuvendi, Sali Berisha: Apologji hipokrite, u fut në axhendë me urdhër të Ramës

Kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka adresuar në Kuvend shqetësimet në lidhje me vlerësimin e figurës së diktatorit Enver Hoxha.

Ai ka sqaruar se teksti është nxjerrë nga konteksti, ndërsa nuk ka qenë aspak qëllimi i figurës së hoxhës. Sipas tij teksti ka qenë thjeshtë informativ.

“Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dua të shpreh keqardhjen edhe ndjesën për keqkuptimin dhe perceptimin e krijuar pavarësisht qëllimit të thjeshtë të këtij materiali, pa pasur parasysh të mbrojë apo të vlerësojë ndonjë figurë të veçantë, aq më tepër për Enver Hoxhën i cili është përmendur vetëm për shkak të vitit të lindjes…Teksti është nxjerrë pa interpretim nga fjalori enciklopedik i shkencave të Shqipërisë, por me sa rezultoi nga shërbimet përkatëse nuk është mbajtur siç duhet teksti. Mënyra e prezantimi të këtij materiali ka krijuar perceptimin e gabuar dhe ka nxitur shqetësim. Ajo periudhë nuk duhet kujtuar në mënyrë të kujdesshme…I kam kërkuar institutit parlamentar një rishikim të plotë të procedurave të brendshme të bibliotekës së Kuvendit për t’u siguruar që materialet e ardhshme të shoqërohen me kontekst të qartë historik”, tha Peleshi.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha iu kthye Peleshit për sqarimin për diktatorin Enver Hoxha.

“Kush e pengoi kryetarin e Parlamentit të hapë kuvendin me një përshëndetje për marrëveshjen e Paqes Izrael-Hamas? Kush e pengoi kreun e krimit? Janë 20 pengje që lirohen.

Po e përshëndesin të tjerët, kurse ne i bëjmë gjyqin atij që e propozoi. Ti e hape seancen parlamentare me një apologji hipokrite. Enver Hoxhën e fute ti në axhendë me urdhër të Ramës.

Nuk është gabim i librarisë, por ka një ligj. Është një ligj që dënon propagandën për diktaturën e Enver Hoxhës. Si mund të futet ai në Kuvend? Po të futej Hiteli në Bundestag? Çfarë do të ndodhte? Në prill të 1991, samiti i IDU-së e ka quajtur Hitler Enver Hoxhën. Si mund të futet ai?”, tha Berisha.



Source link

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat