Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitike'As lokomotivë e as vagon'/ Mziu: I vetmi vend në rajon që...

‘As lokomotivë e as vagon’/ Mziu: I vetmi vend në rajon që ka mbyllur hekurudhat, jo vetëm që nuk… – Sot News


Deputeti Xhelal Mziu u ndal sot te situata e rrjetit hekurudhor në vend.

Në fjalën e tij në Kuvend, Mziu u shpreh se Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që nuk ka hekurudha funksionale, që do të shërbenin për transportin e qytetarëve dhe turistëve.

Sipas Mziut, mungesa e vëmendjes në këtë fushë është faj i socialistëve, pasi as marrja e kredisë për ndërtimin e disa linjave nuk ka sjellë ndonjë rezultat konkret.

“Mu duk sikur ndodhesha në një shtet tjetër, kur kolegët parafolës folën për sukseset e jashtëzakonshme të hekurudhave, por nuk u tha se në Shqipëri nuk ka hekurudha. Nuk ka as lokomotivë e as vagon. Jemi i pari vend në rajon dhe botë që mbyllim hekurudhat që funksionojnë prej dekadash në Shqipëri. Marrja e kredive për ndërtimin e hekuruidhave të disa linjave është bërë, por asnjë nga segmentet nuk funskionin. Jemi vend me standard ekstrem që i kthen hekurudhat në një të kaluar. Dhe është absurde në një vend turistik si Shqipëria. Kjo mazhorancë e quan luks zhvillimine transportit hekurudhor. Jo vetëm që nuk funskonon, por kemi rreth 1 mijë të punësuar në këtë fushë, por që nuk e ushtrojnë funskionin e tyre prej Rilindjes. Kjo ka ndikuar te kostot e qytetarëve për transportin e tyre, por edhe turistët që vijnë nga çdo skaj i botës”,-tha Mziu.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat