Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetAtentat në Shkodër/ Qëllohet me armë drejt një makine në lëvizje, shoferi...

Atentat në Shkodër/ Qëllohet me armë drejt një makine në lëvizje, shoferi i shpëton plumbave


KOPLIK- Mbrëmjen e kësaj të shtune janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri pranë rrethrrotullimit të Koplikut. Paraprakisht raportohet se një makinë, e cila ishte në ecje e sipër është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Pas të shtënave, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën e një karburanti. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka arritur t’i shpëtojë plumbave. Grupi hetimor dhe policia janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të sqaruar rrethanat.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat