Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaBotaAvokati i Thaçit ‘çmonton’ pretendimin e Prokurorisë, i kujton Gjykatës dëshminë e...

Avokati i Thaçit ‘çmonton’ pretendimin e Prokurorisë, i kujton Gjykatës dëshminë e Clark për Millosheviçin dhe komunikatat e UÇK-së


Luka Mishetiç thotë se Prokuroria e Specializuar vazhdon të pretendojë se dëshmitarët ndërkombëtarë nuk ishin të informuar për komunikatat e UÇK-së.

Lidhur me këtë, avokati i Thaçit përmendi dëshminë e ish-gjeneralit suprem të NATO-s, Wesley Clark, i cili pati deklaruar se ai vetë kishte informuar Sllobodan Millosheviçin për bombardimet në Serbi.

“Prokuroria vazhdon të pretendojë që ndërkombëtarët nuk ishin të informuar me dokumentet dhe komunikatat e UÇK-së, duke cituar ndër të tjera edhe dëshminë e dëshmitarit Clark. Por, në qoftë se ju kujtohet dëshmia e dëshmitarit Clark lidhur me tri takimet e tetorit me Millosheviçin, ai na tha se në këto takime i ishte thënë Millosheviçit se NATO-ja do ta bombardonte vendin nëse Millosheviçi nuk do të ndërpriste luftimet ndaj Kosovës. Sigurisht që Millosheviçi ka qenë i informuar për komunikatat, se në fund të ditës Kosova ishte thjesht një provincë e Jugosllavisë”, tha Mishetiç.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat