Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaShow Biz'Babai i Toneyt më donte mua', Bia 'ndez' rrjetin me deklaratën për...

‘Babai i Toneyt më donte mua’, Bia ‘ndez’ rrjetin me deklaratën për të


Pas eliminimit nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”, Bia Khalifa ka zgjedhur rrjetet sociale për të adresuar një nga momentet më të përfolura të qëndrimit të saj brenda: marrëdhënien me Toney-n dhe ndërhyrjen e babait të tij. Përmes një videoje në TikTok, Bia ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë dhe mjaft provokues që ka nxitur reagime të shumta.

“Your daddy is my daddy too” – Mesazhi që bëri xhiron e rrjetit

Në videon e publikuar në llogarinë e saj, Bia teksa këndon një prej këngëve më të njohura të Peggy, sipër videos shkruan vargjet:

“Hello Toney, your daddy is my daddy too”.

Ky mesazh vjen si një kundërpërgjigje ndaj situatës së krijuar gjatë një nate “Prime”, kur babai i Toney-t hyri në shtëpi dhe u shpreh hapur kundër afrimitetit të djalit të tij me Bian, duke i sugjeruar madje që të fokusohej te një banore tjetër, Elijona.

Akuzat për xhelozi: “Ai më donte mua”

Përveç videos, vëmendje të madhe ka marrë edhe një koment i Bias në po të njëjtin postim. Duke iu përgjigjur një ndjekësi që shkroi se babai i Toney-t “donte pak Prishtinë gjithashtu”, Bia u përgjigj me tone mjaft ironike: “Babai i tij ishte thjesht xheloz sepse ai më donte mua”. Me këtë deklaratë, Bia ndezi rrjetin duke lënë kokludime te ndjekësit se arsyeja e vërtetë pse ai kërkoi që Toney të qëndronte larg saj nuk ishte mosmiratimi prindëror, por një pëlqim personal i fshehur.

Një histori që vazhdon edhe jashtë shtëpisë

Kujtojmë se Toney është eliminuar gjithashtu nga gara, por si duket dinamikat mes tyre duket se nuk kanë përfunduar me mbylljen e dyerve të shtëpisë. Video e fundit e Bias tregon se ajo nuk ka ndërmend të heshtë ndaj ‘kritikave’ që mori gjatë kohës sa ishte pjesë e formatit, duke i kthyer ato në material për ndjekësit e saj të shumtë. /Prive By Liberta Spahiu

@vetembia

♬ Peggy – Ceechynaa





Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat