Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaShow BizBaksuz! Ana dhe Kevini kthehen në gjysmë nga udhëtimi për Tajlandë

Baksuz! Ana dhe Kevini kthehen në gjysmë nga udhëtimi për Tajlandë


Planet për pushime ekzotike shpesh dinë të marrin kthesa të papritura, por për çiftin e dashur të Big Brother VIP Kosova 3, Ana Ejupi dhe Kevin Edmond, kjo e sotmja ishte vërtet “baksuzllëk” i nivelit të lartë.

​Çifti, të cilët kishin planifikuar një arratisje romantike drejt plazheve përrallore të Tajlandës, janë përballur me një situatë aspak të këndshme që i ka detyruar të kthehen në pikën e nisjes.

​Përmes një postimi në Instagram, ka qenë vetë Ana ajo që ka ndarë zhgënjimin me ndjekësit. Në foto ajo shihet e ulur në stolat e aeroportit të Prishtinës, dukshëm e lodhur dhe e mërzitur pas peripecive të rrugës.

​”6 orë para fluturimit tonë për në Tajlandë, u anulua dhe na u desh të kthehemi gjithë atë rrugë nga Stambolli në Kosovë”, – ka shkruar Ana.

​Ata kishin arritur deri në Stamboll, por anulimi i papritur i fluturimit tranzit i detyroi të bënin prapakthehu për në shtëpi. Nga ëndrra për Azinë e largët, realiteti i solli sërish në “Adem Jashari”, ku Ana shihet duke pritur me valixhet që këtë herë, fatkeqësisht, nuk shkuan në destinacionin e duhur. ​/Prive by Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat