Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeBalla ironizon protestën/ Më pak "krushq" dhe të dehur, shpallën armiq aleatët...

Balla ironizon protestën/ Më pak “krushq” dhe të dehur, shpallën armiq aleatët amerikanë – Sot News


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste , Taulant Balla ka reaguar pas protestës së tretë të Partisë Demokratike të zhvilluar këtë mbrëmje para Kryeministrisë. Me humor dhe duke iu rikthyer batutës së tij të hershme për protestën e parë, të artistit shkodran, Besnik Çinari: ‘Kaq në Shkodër i çojmë krushq në dasëm’”, Balla theksoi se pjesëmarrja e sotme ka qenë edhe më e ulët.

“Sot kishte edhe më pak krushq, ndërsa syresh kishin konsumuar lëndë kimike në ndonjë dasëm mbrëmë, aq sa njëri shpalli armiq edhe aleatët tanë amerikanë.”

Balla i bëri thirrje publikisht edhe një prej figurave të vjetra të PD, Tritan Shehut, që shqetësohet shumë në foltoren e parlamentit për marrëdhëniet me SHBA që të distancohet nga retorika e ashpër dhe deklaratat e papërgjegjshme të disa pjesëmarrësve në protestë.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat