Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar te pandehurën Belinda Balluku, e cila është e pezulluar si zëvendëskryeministre dhe ministres së Infrastrukturës, për afera korruptive.
Gjatë një takimi me Federaten e Opozites se Bashkuar, Berisha pretendoi se Balluku është “kapur në flagrancë” me vjedhje te shumta në Tunelin e Llogarase.
Sipas Berishës, kudo në botë qoftë ministri apo kryeministri nëse është “hajdutet duhet pezulluar dhe arrestuar”.
“Është kapur në flagrancë, hajdut me tunelin e Llogarasë. E Ka marrë zv kryeministren e ka çuar në Ankara, kanë bërë pazarin me 50 mln euro si fillim dhe tani mashtron sic është paturpësisht se nuk ka ndodhur në botë që të pezullohet ministri. Hajduti pezullohet dhe arrestohet kudo në botë. Qoftë ministër, qoftë kryeministër. Ky do të na mbushë mendjen se cënohet kushtetuta. Ato 50 mln janë 1/50 e atyre që ka vjedhur. Po të mos ishte zonjë do ta thoja që ka qenë “këmisha” e Edi Ramës. Ai e ka thënë vetë, vetëm kjo më kryen punë dhe tani ushtron terror ndaj gjykatë”, tha nder te tjera Berisha.



