Ilir DAKO
Belinda Balluku është një nga personazhet kryesorë të qeverisë Rama, e cila aktualisht çdo VKM, duke qenë “de facto” kryeministrja reale pasi KM ynë merret me diplomaci të lartë dhe me zgjidhjen e problemeve në rang global. Prej kohësh Balluku ka shtënë kthetrat e saj në kabinetin Rama 4, ku gjysma e qeverisë përbëhet nga ushtarët e saj. Ajo firmos vulos, tenderon, prokuron dhe koncencionon ekonominë shqiptar, duke marrë përsipër gjithçka që i jep urdhër Sulejmani i madhërishëm, Edi Rama. Nëse vë re CV e saj rezulton se është një personazh analfabet, e pa shkolluar me ca diploma kursesh dhe seminaresh, ku mungon formimi i saj bazë në një universitet shqiptar apo të huaj.
Shteti shqiptar qeveriset nga një personazh pa shkollë dhe i pakulturuar, që prodhon injorancë pakufij dhe mediokritet të lartë estetik dhe etik. Daljet e saj steriotipe nëpër ekranë e shoqëruar nga dy eunukë të oborrit të saj, drejtorë, pronarë kompanish është një bufonatë klasike e ekspozimit të saj para publikut. Në çdo inspektim investimesh apo inaugurime, shikohet Balluku me buzëqeshjen standarte që qëndron në krye të punëve të shtetit e ndjekur nga kamerat e televizioneve. Dyshi i Ramës lëshon një breshëri prej dymbëdhjetë deri trembëdhjetë fjalë dhe me këtë bagazh të intelektualizmit mbyllet kronika telvizive. E thënë pa doreza pushteti i Edi Ramës përveç papërgjegjshmërisë, korrupsionit, grabitjeve masive dhe abuzimeve pafund ka qenë ekselent për të prodhuar dhe një pushtet injorantësh që simbolizohen më së miri me personazhin më humoristik të qeverisjeve që në kohën e Ahmet Zogut.
Rasti më flagrant i shfaqjes së deficencës kulturore, estetike, historike apo dhe etike ishte takimi i Belinda Ballukut gjatë “Forumit të Biznesit Shqipëri-Turqi”.
Dyshi i Ramës duke u rrekur të tregohet si admiruese e jashtëzakonshme e kulturës turke, flet përpara zëvendës presidentit turk, Cevdet Yilmaz se është një ndjekëse e rregullt e telenovelave turke. Ajo dëgjohet teksa thotë se shqiptarët, mes të cilëve edhe vetë ajo, kanë ndjekur çdo seri të Sulejmanit të Madhërishëm dhe se madje nëpërmjet kësaj telenovele e të tjerave kanë mësuar historinë.
“I nderuar zv president, të siguroj që të gjithë shqiptarët që ndodhen në këtë sallë e kanë parë serialin e Sulejmanit të Madhërishëm, pa humbur asnjë seri, por jo vetëm atë, edhe Kosemin dhe gjithë të tjerët, dhe e kam bërë edhe unë që ta dini. Ka qenë një nga pjesët më të bukura të argëtimit sepse mësonte historinë për më tepër. I kemi të gjithë mundësitë që Ezeli i ri, Bihteri e pikëlluar në kërkim të pasionit të humbur apo shokët e Sulejmanit të Madhërishëm të flasin shqip”, u shpreh Balluku, duke bërë të shqyejë sytë Cevdetin e Turqisë për elokuencën dhe kapacitetin intelektual të personazhit në fjalë.
Të gjithë në sallë pa përjashtim, thotë Balluku kanë ndjekur Ezelin , Bihterin dhe Sulejmanin, duke e futur audicionin në një seri telenovelash që vetëm dyshi i Edi Ramës është në gjendje ta implementojë si kulminacion i intelektualizmit shqiptar. Thagmë qeveritare në një nivel kaq të lartë përfaqësimi padyshim që është tharja e trurit në qeverinë shqiptare e zëvendësuar me një idiote pa shkollë si personi në fjalë, që personifikon elitën e ekzekutivit shqiptar.
Nuk mjaftoi kjo broçkull e kukullës së kreut të qeverisë, por duhej dhe thirrja tjetër drejtuar biznesmenëve që hajdeni edhe ju siç na erdhën sulltanët tuaj që na pushtuan për 500 vite, për të kuptuar se kush na përfaqëson.
Balluku në të gjithë fjalën e saj e mbushur me personazhe telenovelash dhe sulltanësh në gjithë retorikën e saj nuk plotësoi dot më shumë se 60 fjalë, të cilat i renditi keq gramatikisht, ku ngatërronte numrin njëjës me shumës. Nivel më i mjerë qeverisje se ky i Edi Ramës me një personazh kaq grotesk sesa Balluku nuk besoj se gjendet në ndonjë pjesë të rruzullit tokësor.
Qeverisja Rama është shndërruar nga një ekip ekzekutiv në një trupë karagjozësh që prodhojnë pafund humor ,duke u kthyer në një trupë komedianësh që na argëtojnë çdo ditë në ekranet televizive me performancat e tyre humoristike.



