Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeBalluku thirret në SPAK/ Balliu godet Ramën:Po hedh peshat në det për...

Balluku thirret në SPAK/ Balliu godet Ramën:Po hedh peshat në det për të shpëtuar veten,por mbytja e Rilindjes është.. – Sot News


Deputeti i PD, Klevis Balliu, ka reaguar pas thirrjes në SPAK të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut.

Balliu tha se anija e Rilindjes po fundoset, dhe sipas tij, mbytja është çështje kohe.

“Marrja e Lubi Ballukut si e pandehur është shenja më e qartë se anija e Rilindjes po fundoset.

Kapiteni i saj, Edi Rama, përpiqet të heqë një e nga një peshat e rënda të ekuipazhit të tij, në një përpjekje të dëshpëruar për të zgjatur udhëtimin dhe për të shpëtuar veten. Por sado ngarkesa të hedhë në det, anija e Rilindjes është dëmtuar përfundimisht nga korrupsioni, abuzimi dhe krimi shtetëror.

Mbytja e saj është çështje kohe me hir apo me pahir, ajo do të fundosej në valët e së vërtetës.”, tha Balliu.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat