Sipas tij, barriera mbrojtëse anësore e rrugës është shkëputur lehtësisht, ndërsa në beton – siç pretendon ai – nuk ka asnjë fije hekuri përforcues.
“Shihni si është shkëputur betoni sikur të ishte copë biskote, asnjë fije hekur brenda. Kjo duhet të mbajë dherat, gurët, duhet të na ruajë jetën dhe sigurinë”, – u shpreh Lapaj.
Ai shtroi pyetjen nëse betoni që mban skarpatet e rrugës duhet të kishte përforcim me hekur, duke e lidhur situatën edhe me pretendime të mëparshme për punimet në tunelin e Llogarasë.
Lapaj akuzoi se raste të tilla tregojnë, sipas tij, abuzim me fondet publike dhe mungesë standardesh në ndërtim.
Adriatik Lapaj: Shihni rrugën “Maliq-Lozhan”, shihni si është shkëputur betoni sikur të ishte copë biskote, asnjë fije hekur brenda. Barriera mbrojtëse e rrugës, kjo që duhet të mbajë dherat, gurët, që duhet të na ruajë jetën e sigurinë është shkëputur si të ishte copë biskote duke treguar se s’ka asnjë fije hekur.
Nuk mendoni se ky betoni që mban skarpatet duhet të kishte pak hekur, të paktën pak mo.
Kjo na lidhet me atë që thuhej tek tuneli i Llogarasë që thuhet se nuk I kishin vënë hekur as tunelit, se këta janë mësuar vidh, vidh.
Është e tmerrshme se mund të kalosh dhe të zë rruga të bën copë.



