Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaShow BizBëhet viral momenti kur Linda Rei u shpall "Miss Trans Italia"

Bëhet viral momenti kur Linda Rei u shpall “Miss Trans Italia”


Transgjinorja e njohur, Linda Rei, ka lënë mbrëmë shtëpinë e famshme të “Big Brother VIP Kosova 4” (BBVK4), duke i dhënë fund kështu rrugëtimit të saj në këtë format.

Largimi i saj erdhi si një surprizë për disa, ndërsa të tjerë e kishin vënë re vështirësinë e saj për t’u përshtatur plotësisht.

Por, Linda Rei është një figurë me njohje shumë më të gjerë se reality-show. Ajo ka qenë e njohur edhe jashtë kufijve, falë angazhimeve të saj në botën e modës dhe bukurisë.

Kjo njohje ndërkombëtare u vulos kur, në tetor të vitit 2016, ajo u shpall “Miss Trans Italia”.

Duke reflektuar mbi këtë arritje, Linda kishte shpjeguar vizionin e saj për titullin e bukurisë: “Nuk dua që të jetë thjesht një konkurs bukurie, përkundrazi, do të jetë një spektakël 360 gradë, një dritare në botën transgjinore.”

Kjo deklaratë, e bërë rreth nëntë vjet më parë, tregonte se qëllimi i saj ishte më shumë se një kurorë; ishte një platformë për të përfaqësuar komunitetin.

Megjithatë, gjatë qëndrimit në BBVK4, Linda përballi disa pengesa. Ajo vetë ka pranuar se nuk arriti të jepte maksimumin e saj, duke theksuar se kishte pasur nevojë për trajtime shtesë shëndetësore dhe mbështetje psikologjike për të menaxhuar gjendjen e saj.

Kjo dëshmon sfidat personale me të cilat u përball një ikonë e tillë e bukurisë nën presionin e vazhdueshëm të kamerave.

Ajo tashmë i bashkohet jetës jashtë shtëpisë së BBVK, duke lënë pas një kapitull që shërbeu si dëshmi e guximit, por edhe e ndjeshmërisë dhe nevojave njerëzore për kujdes. /Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat