Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeBehgjet Pacolli thyen heshtjen dhe hap letrat, biznesmeni tregon se kush kërkon...

Behgjet Pacolli thyen heshtjen dhe hap letrat, biznesmeni tregon se kush kërkon t’i marrë aksionet e aeroportit të… – Sot News


Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli ka thyer heshtjen dhe ka hapur letrat, ndërsa ka reaguar dje në lidhje me përplasjen për aksionet e aeroportit të Vlorës me ortakun e tij, Valon Ademi, i cili është administratori i kompanisë “2A Group”. Pacolli ia hedh fajin noteres Valbona Selimi, e cila sipas tij, me një akt noterial të fshehtë, pa dijeninë e tij, dhe me deklarime të pavërteta, i ka kaluar 47% të aksioneve në emër të kompanisë “2A Group” të Valon Ademit.

“Në një akt noterial të vitit 2023, (që noterja e përdor joligjerishtë si pjesë e dokumentacionit për trensfer të pronës) të cilin ajo e cilëson si prokurë, noterja Selimi ka përfshirë deklarime të pavërteta, duke pretenduar me shkrim se unë, Behgjet Pacolli, paskam qenë fizikisht i pranishëm në zyrën e saj, ajo paskësh kryer identifikimin tim, më paskësh lexuar aktin në prani të një përkthyeseje të gjuhës angleze dhe se, pas miratimit tim, paskam nënshkruar dokumentin përkatës”, shkruan Pacolli në reagimin e tij në rrjetet sociale. Ai shton më tej se nuk ka qenë ndonjëherë në zyrat e noteres Selimi, as nuk e njeh atë dhe se as nuk ka nënshkruar ndonjëherë një akt në prezencë të saj. Sipas Pacollit, ai akt noterial përbën një element themelor të veprimtarisë së dyshuar të kundërligjshme të ndërmarrë nga Valon Lluka, me të cilin, sipas tij, në fillim të muajit prill, ka tentuar te realizoi transferimin e 47% të aksioneve, duke e mbajtur atë të fshehur deri në momentin kur është zbuluar rastësisht 4 muaj me vonë më 18 gusht 2025.

Reagimi i plotë i z. Pacolli

“Gjithë perfolje e situatë në lidhshmëri më VIA ka ardhur si pasojë e veprimeve të papërgjegjshme dhe të dyshuara të kundërligjshme të noteres Selimi, të ndërmarra në mënyrë të fshehtë dhe në mungesë të plotë të palës së ligjshme. Në respekt të së drejtës për informim të opinionit publik, deklaroj sa vijon: Sipas njoftimeve të publikuara sot në media, noterja në Tiranë, znj. Valbona Selimi, ka pretenduar se palët kanë qenë të pranishme gjatë nënshkrimit të aktit të transferimit të aksioneve nga MABCO Construction SA në shoqërinë “2A”. Me këtë rast, sqaroj publikisht se as unë dhe as ndonjë person i autorizuar nga MABCO Construction SA, me seli në Lugano, pronare e 98% të aksioneve të cilat rrjedhin nga investimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, nuk kemi qenë ndonjëherë në zyrën e saj, nuk e kemi takuar noteren Selimi, nuk kemi pasur asnjë komunikim me të apo me përfaqësues të saj dhe nuk kemi nënshkruar asnjë dokument apo prokurë në praninë e saj. Madje, deri më sot, nuk kemi dijeni se ku ushtron aktivitetin e saj noterial.

Megjithatë, në një akt noterial të vitit 2023, (që noterja e përdorë joligjerisht si pjese e dokumentacionit për trensfer të pronës) të cilin ajo e cilëson si prokurë, noterja Selimi ka përfshirë deklarime të pavërteta, duke pretenduar me shkrim se unë, Behgjet Pacolli, paskam qenë fizikisht i pranishëm në zyrën e saj, ajo paskësh kryer identifikimin tim, më paskësh lexuar aktin në prani të një përkthyeseje të gjuhës angleze dhe se, pas miratimit tim, paskam nënshkruar dokumentin përkatës. Këto pretendime janë plotësisht të rreme. Unë nuk e njoh noteren Selimi, unë nuk kam qene asnjëherë ne zyrat apo ambientet e saj nuk kam dijeni për ekzistencën e një përkthyeseje të tillë dhe asnjë tekst nuk më është lexuar apo paraqitur ndonjëherë nga ajo ose nga ndonjë person tjetër në lidhje me aktet e përmendura. Në vijim, theksoj se ky akt noterial përbën një element themelor të veprimtarisë së dyshuar të kundërligjshme të ndërmarrë nga z. Valon Lluka @ co., me të cilin, në fillim të muajit prill, ka tentuar te realizoi transferimin e 47% të aksioneve, duke e mbajtur atë të fshehur deri në momentin kur është zbuluar rastësisht katër muaj me vone 18 gusht 25, në dokumentacionin e ish–administratorit të shoqërisë VIA. Ky akt i kryer në mënyrë të fshehtë përbën burimin dhe shkakun fillestar të kësaj situate me të cilën po përballemi sot”, shkroi dje në rrjetet sociale biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat