Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeBerisha: Prokuroria ka përdorur masat më lehtësuese ndaj Ballukut dhe Ramës! Ata...

Berisha: Prokuroria ka përdorur masat më lehtësuese ndaj Ballukut dhe Ramës! Ata janë një grup i strukturuar kriminal – Sot News


Në një konferencë për shtyp, lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi dje Prokurorinë se ka marrë “masa lehtësuese” ndaj ministres Belinda Balluku dhe kryeministrit Edi Rama në hetimet për tunelin e Llogarasë. Ai tha se çdo veprim i Ballukut “është diktuar nga Rama” dhe se Prokuroria po lejon pengimin e hetimit.

Berisha deklaroi se nga dosja “rezulton një grup i strukturuar kriminal” i përbërë nga zyrtarë të ministrisë dhe drejtorë të përfshirë në prokurime, që sipas tij kanë shkaktuar dëme të mëdha financiare. “Çështja Rama-Balluku është unike në Europë. Unë u them shqiptarëve se prokuroria dhe gjykata kanë përdorur masat më lehtësuese që mund të përdornin ndaj Lubi Ballukut dhe Edi Ramës. Së pari, është faktuar tani në mënyrë të pamohueshme se çdo akt, çdo veprim i Lubi Ballukut për tunelin e Llogarasë është i diktuar nga Edi Rama. Dhe prokuroria jo vetëm që nuk ka ngritur akuzë, por po e lejon atë të bëjë gjithçka për të penguar hetimin, për të prishur provat, për të mbrojtur Belinda Ballukun, në fakt veten e tij. Së dyti, prokuroria ka qenë lehtësuese sepse cilido që lexon akuzën e saj, konstaton se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal.

Keqbërës të poshtër që janë sjellë me paratë e taksapaguesve shqiptarë në mënyrën më banditeske, që kanë vjedhur dhe shpërdoruar dhjetëra e qindra milionë në bashkëpunim të ngushtë me njëri-tjetrin. Dhe ky nuk është një person, por këtu janë Lubia, disa drejtorë, disa punonjës përgjegjës të prokurimeve, të gjithë së bashku, dhe prokuroria heziton t’i quajë ata siç janë, grup i strukturuar kriminal ose organizatë kriminale me dëme kolosale për qytetarët shqiptarë”, deklaroi dje Berisha.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat