Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetBetohet gjyqtari i “Kushtetueses”/ Asim Vokshi u zgjodh nga Gjykata e Lartë,...

Betohet gjyqtari i “Kushtetueses”/ Asim Vokshi u zgjodh nga Gjykata e Lartë, zëvendëson Zaçajn


Betohet te Presidenti Bajram Begaj anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese Asim Vokshi.

Vokshi u zgjodh nga Gjykata e Lartë. Asim Vokshi zëvendëson Holta Zaçajn.

Gjykata e Lartë e shpalli fitues Asim Vokshin për zëvendësimin e Zaçajt, por rezultati u kundërshtua nga kandidatja tjetër Naureda Llagami. Ajo pretendoi në Gjykatën Administrative dhe më pas në Kushtetuese. Ndërkohë, “Kushtetuesja” ia rrëzoi kërkesën dhe pas kësaj, presidenca caktoi datën e betimit të Vokshit.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat