Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaShow Biz'Bie për dy ditë', Londrimi ka dy fjalë për raportin Dolce-Limi

‘Bie për dy ditë’, Londrimi ka dy fjalë për raportin Dolce-Limi


Debatet brenda shtëpisë së BBVK po marrin përmasa të papritura. Së fundmi, një bisedë mes Londrimit dhe Dolces ka tërhequr vëmendjen e të gjithë ndjekësve. Londrimi nuk i ka kursyer fjalët e drejtpërdrejta, duke shprehur zhgënjimin e tij për situatat e fundit të krijuara në shtëpi.

Gjatë bisedës, Londrimi i është drejtuar Dolces me një ton kritik por miqësor, duke i kujtuar imazhin që ajo ka pasur. “Ne të kemi konsideruar si një divë,” i tha ai, duke theksuar se një femër me atë status nuk duhet të lejojë që figura e saj të lëkundet brenda pak ditësh për shkak të një mashkulli.

Londrimi ka vijuar më tej duke përmendur Limin, duke e cilësuar atë si një “playboy” dhe duke marrë si shembull sjelljen e tij ndaj Albes. Sipas Londrimit, është e pakuptueshme se si një femër me personalitet mund të përfshihet në lojëra të tilla me një person që tashmë ka treguar sjelljen e tij me Albën në shtëpi.

Ai i ka bërë të qartë Dolces se këto fjalë i thotë si një mbështetës. Ai u shpreh se edhe shoku më i mirë jashtë do t’i thoshte të njëjtat gjëra. /Prive By Liberta Spahiu





Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat