Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitike“Boshllëk i madh” – Spahia kritikon pasojat e vetting-ut - Sot News

“Boshllëk i madh” – Spahia kritikon pasojat e vetting-ut – Sot News


Deputeti i PD-së Bardh Spahia gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka deklaruar, se procesi i vettingut, ka krijuar një boshllëk të madh në gjykata dhe prokurori.

Sipas tij, shqiptarët duhet të presin me vite për të marrë drejtësi.

“Procesi i vettingut, megjithëse është një reformë e nevojshme, ka krijuar një boshllëk të madh në gjykata dhe prokurori.

Duke cenuar drejtpërdrejtë efikasitetin e sistemit dhe në disa raste të drejtat themelore të njeriut.

Ndërkohë që ne përpiqemi që të krijojmë një drejtësi të pavarur, ndërhyrja e politikës vijon të jetë në një masë të konsiderueshme, aq sa cenohet hapur drejtësia për qytetarët. Edhe pse është caktuar buxhet për sistemin elektronik të menaxhimit të çështjeve, fillimi i plotë i tij parashikohet vetëm në vitin 2030. Pra, a mund të presë qytetari i thjeshtë edhe 5 vite për një proces të drejtë dhe transparent. Me vetëm 26 gjyqtarë janë shqyrtuar 9850 çështje në një vit. Një ngarkesë e tejskajshme që tregon përpjekjen maksimale të trupës gjyqësore, edhe për pamundësinë për të dhënë drejtësi në kohë. Edhe Harta e re Gjyqësore nuk e ka zgjidhur problemin, përkundrazi ka sjellë ngarkesë, kufizim të aksesit në drejtësi”, tha Spahia.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat