Deputetët e opozitës kanë braktisur punimet e Kuvendit, pasi kërkesa e tyre për ngritjen e komisioneve hetimore për dy çështje, “McGonigal” dhe komision hetimor për zgjedhjet e 11 majit nuk u pranua nga mazhoranca.
Në fjalën e tij, kreu i PD, duke iu drejtuar qytetarëve, tha se zgjedhjet e 11 majit, morën damkën si farsë elektorale në raportin e OSBE-ODIHR, por opozitës iu mohua e drejta kushtetuese për ngritjen e komisionit hetimor.
“Ky është një akt ndër më të rëndët në historinë e vendit. Ju garantoj se ne do bëjmë cdo betejë për të rikthyer votën e lirë. Dhe se për këtë betejë ju vetëm sa firmosni fundin e këtij parlamenti. Ne nuk kemi njohur zgjedhjet dhe rezultatin e tyre”, tha Berisha.
Fjala e Plotë
Të dashur qytetarë dhe qytetare!
Zgjedhjet e 11 majit morën damkën përfundimtare si farsë elektorale në një raport prej 45 faqesh. Faqezitë e kriminelët që dhunuan ato zgjedhje e i shndërruan në farsë, refuzuan qoftë dhe një debat për raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë për zgjedhjet në parlament, dhe tani shkelmojnë një të drejtë kushtetuese të atyre që përfaqësojnë qindra mijëra shqiptarë me votë të dhunuar në këtë vend.
Ky është një ndër aktet më të rënda në historinë e vendit, dhe unë ju garantoj se ne do të bëjmë çdo betejë për të rikthyer votën e lirë dhe se për këtë vendim ju vetëm sa firmosni fundin e këtij parlamenti.
Ne nuk kemi njohur zgjedhjet. Nuk kemi njohur rezultatin e tyre. Komuniteti ndërkombëtar i damkosi si zgjedhje që shkelën në mijëra raste ligjet e vendit.
Shkelën parimet më themelore të zgjedhjeve të drejta. Që përdorën të gjithë mekanizmat e një diktature autokratike për të deformuar rezultatin e tani keni frikë nga mijëra e mijëra fakte që ne disponojmë për t’iu paraqitur shqiptarëve si ishte farsa. E ju besoni se duke na bllokuar ne të drejtën kushtetuese do të mund të kapërceni këtë. Kurrë jo! Ne do ju përgjigjemi.
The post Çfarë e detyroi opozitën të largohet nga Kuvendi? Zbulohet prapaskena politike appeared first on Sot News | Lajme.



