Parlamenti shqiptar ndër vite ka njohur situata të ndryshme, që nga djegia e mandateve të opozitës, te mungesa e zërit të disa deputetëve në sallën plenare. Por me hyrjen e teknologjive të reja, duket se legjislatura që nis në shtator do të sjellë edhe një “risi”: deputetë që përdorin Inteligjencën Artificiale për të hartuar e përforcuar fjalimet e tyre.
Një rast i tillë është ai i deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi. Ajo mësohet se i është drejtuar Chat GPT për ndihmë gjatë përgatitjes së një reagimi për çështjet e shëndetësisë. Versioni i parë i shkruar prej saj nuk rezultoi aq goditës sa pritej, ndaj kërkoi nga Chat GPT një variant më të shkurtër dhe më të fortë.




