Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitike"Çmimet fryhen 3-fish, punimet bëhen me cilësi zero", Bozdo: Çdo projekt publik...

“Çmimet fryhen 3-fish, punimet bëhen me cilësi zero”, Bozdo: Çdo projekt publik është kthyer në gropë korrupsioni – Sot News


Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo ka akuzuar qeverinë për një skemë kurrupsioni në infrastrukturën publike, e cila sipas tij po çon në ndërtime pa cilësi dhe në grabitjen e miliona eurove nga taksat e qytetarëve.

Bozdo tha se shembjet e fundit në akset rrugore të sapo inauguruara, janë vetëm “simptoma” e një sëmundjeje që ka kapluar prokurimet publike prej një dekade.

Sipas tij, problemi thelbësor qëndron te mënyra se si jepen tenderat në Shqipëri.

“Për fat të keq, çdo garë, veçanërisht ato fitimprurëse në infrastrukturë, rrugë, ura e ndërtesa, janë me fitues të paracaktuar”, tha deputeti.

Bozdo shpjegoi se kjo skemë funksionon me dy shtylla kryesore: çmime të fryra deri në tre herë më të larta se kostoja reale dhe punime me cilësi tejet të ulët.

Si dëshmi të kësaj, ai renditi një sërë projektesh problematike, duke nisur nga shembja në aksin Qukës-Qafë Plloçë, problemet në tunelet e Skërficës dhe Kardhiqit, Unazën e Tiranës dhe Rrugën e Arbrit, të cilën e cilësoi si një gropë pa fund për buxhetin e shtetit.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat