Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitike"Demokratët i dinë të gjitha", Maliqi akuza të forta: Ka deputetë të...

“Demokratët i dinë të gjitha”, Maliqi akuza të forta: Ka deputetë të PD të kapur nga ministrat e PS, sabotuan zgjedhjet – Sot News


Ish-deputeti, Lefter Maliqi në një intervistë televizive u shpreh se ka drejtues politik të PD por edhe deputetë të cilët janë të lidhur me segmente të PS.

Maliqi: Vetëm Sali Berisha punoi dhe donte fitoren nga mëngjesi deri në darkë.

Ishin të rrallë ata që ishin në listë të mbyllur që donin fitoren dhe i ndiqnin Sali Berishën.

Unë kam qenë drejtues lokal dhe drejtues politik dhe unë kur jap detyrat për fitore edhe nëpër qëndra votimi apo edhe nëpër fshatra apo lagje qytetesh.

Si ka mundësi lind pyetja, vendos Berisha një drejtues politik me një objektiv të caktuar, prsh në qarkun e Beratit duhej të merrnin tre mandate dhe u morën dy mandate.

Me votat e mia të PL me 5300 vota.

Pra si nuk njihet akti i dorëheqjes tek këta.

Ndërkohë Berisha ngë mëngjesi në darkë punonte, këta bënin shoë dhe bënin takime vetëm me strukturat.

Qarku i Beratit mund të merrte edhe 4 mandate por mandati i tretë ishte për shkak të kësaj përçarjeje.

Po të ishte bashkimi, 3 mandate ishin të sigurtë.

Nga ana tjetër edhe tek vetja duhet të shohim.

Demokratët i dinë të gjitha.

Pra ka drejtues politik, mund të ketë edhe deputetë, të cilët janë të lidhur me segmentë të PS.

Qofshin këta ministra apo kryetar bashkish dhe e josh ai me një tender, e josh me një emërim, e josh me diçka tjetër dhe bëhet puna sabotuese tek demokratët e shkretë.

 

 

 



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat