Tiktoker-i i njohur shqiptar, Kozak, dhe partnerja e tij, Denisa, po shijojnë sërish rrugëtimin e bukur të prindërimit, këtë herë me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të dytë. Çifti, që ndiqet me interes të madh në rrjetet sociale, e ka pasuruar familjen e tyre duke i dhuruar djalit të parë një vëlla të vogël, Masson-in.
Së fundmi, ka qenë Denisa ajo që ka ndarë një moment mjaft të ëmbël nga përditshmëria, duke shuar kështu kuriozitetin e ndjekësve se kujt i ka ngjarë bebushi. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo publikoi një foto të Masson-it të vogël teksa flinte. Krahas këtij imazhi, ajo etiketoi partnerin e saj dhe shkroi me humor mbishkrimin: “Kozak Junior”.
Me këtë postim, Denisa e ka pranuar me sportivitet se djali i tyre i dytë është një kopje e vërtetë e babait të tij. Këto detaje të ëmbla familjare mirëpriten gjithmonë nga fansat e çiftit, të cilët i mbështesin ata vazhdimisht në platformat si TikTok dhe Instagram. /Prive By Liberta Spahiu




