Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetDeputetja Denisa Vata sulmon Eurokomisioneren Marta Kos: Si mund të themi që...

Deputetja Denisa Vata sulmon Eurokomisioneren Marta Kos: Si mund të themi që Shqipëria ka përparuar, gjysma e qeverisë nën hetim


Gjatë protestës para kryeministrisë, deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, sulmoi Komisioneren për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos.

Deputetja Vata tha se janë pavend fjalës e Komisioneres Kos për përparim të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, ndërkohë një anëtarë të qeverisë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit shqiptar merren të pandehur për korrupsion nga institucionet e drejtësisë.

“Ndërkohë që ne protestojmë për korrupsion, dëgjojmë deklarata nga jashtë, si ajo e zonjës Marta Kos, e cila sot tha se Shqipëria po ecën shumë mirë në rrugëtimin e integrimit. E si mund të ecë mirë një vend ku gjysma e qeverisë është nën hetim, është në burg apo në dosje të hapura dhe pjesa tjetër po përgatitet për të njëjtin fat. Nëse vazhdon të mbrojë abuzimet, a mund ta themi këtë”,- tha Vata.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat