Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeDhunë mes deputetëve të PD-së dhe policisë brenda Komisariatit Nr. 1 të...

Dhunë mes deputetëve të PD-së dhe policisë brenda Komisariatit Nr. 1 të Tiranës, ndërhyn “Shqiponja” – Sot News


Këtë të shtunë, pas protestës së opozitës, raportohet nga gazetarja  Sara Demushi, se në ambientet e Komisariatit Nr. 1 ka ndodhur një situatë e tensionuar dhe e paprecedentë. Sipas saj, ka pasur një përplasje mes deputetëve të PD-së, familjarëve të protestuesve dhe forcave të policisë.

Nga pamjet e publikuara shihet se në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat “Shqiponja”. Sipas gazetares, brenda komisariatit ndodhen deputetët e PD-së Tomorr Alizoti, Besart Xhaferi dhe Bledi Himçi.

Situata raportohet të jetë e tensionuar dhe e agravuar mes palëve.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat