Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaSportDinamo jep lajmin e trishtë pas fitores në derbin me Partizanin, ndahet...

Dinamo jep lajmin e trishtë pas fitores në derbin me Partizanin, ndahet nga jeta nëna e mbrojtësit të Kombëtares

Klubi i Dinamos ka ndarë një lajm të trishtë pasditen e kësaj të enjteje, një ditë pas triumfit në kampionat me Partizanin.

Klubi njoftoi se nëna e mbrojtësit Naser Aliji ka ndërruar jetë.

“Klubi dinamovit dhe presidenti i skuadrës, z.Adrian Bardhi, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta lojtarit Naser Aliji për ndarjen nga jeta të njeriut më të dashur, nënës së tij!
E gjithë familja blu i qëndron pranë lojtarit në këtë moment të vështirë.
I përjetshëm kujtimi i saj!”, shkruhej në postimin e klubit.

Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat