Gazetari Armand Shkullaku komentoi sot zhvillimet që lidhen me mazhorancën socialiste.
Në një studio televizive, Shkullaku u shpreh se edhe pse kryeministri Edi Rama ka mazhorancën më të madhe ndonjëherë, me 85 mandate, përsëri gjendet në pozita të vështira.
“Rama ka mazhorancën më të madhe që ka pasur ndonjëherë, 85 mandate, po përpëlitet si legen ka tre muaj, ja Belinda, pezullimi, SPAK-u, erdhën me patllake, po ma marrin, po ma bëjnë tenxheret, kazanët, po më sulmojnë vetëm mua, ç’janë këta të poshtër, SPAK-u do t’i vë kufirin këtu.
Pjella e Ramës, mjafton vetëm kaq. Kjo mazhorancë i ka dhënë Shqipërisë drejtësi. Sot po na del që kjo drejtësi qenka e korruptuar, jashtë binarëve, duhet vënë fre, duhet reformuar, duhet ndryshuar, duhen futur duart si në Kushtetutë, si në Kodin e Procedurës Penale.
Sepse tjetër temë do ishte mbas takimit me Trumpin, mesazhin, SPAK tërhiqu nga imuniteti, bëj atë që thotë Rama. Ti pezullimin e ke, pse do ta çosh në burg Ballukun? Po sot, kryetari i SPAK-ut ka kërkuar arrest me burg për Ballukun. Pra, unë këtë goditjen e Ballukut unë nuk e shoh të palidhur me një ndryshim të politikës amerikane në raport me Shqipërinë dhe me qeverinë Rama.
Mund të jetë edhe një trimërim i papritur i SPAK-ut dhe një ndriçim i tyre që ore, ne deri tani e kemi jetuar kot, tani duhet të jetojmë tamam. Por mua më duket goditje për Ramën. Edhe AKSHI është goditje për Ramën”,-tha Shkullaku



