Prej muajit shkurt, Veliaj ndodhet pas hekurave ndërkohë që mban pas vetes me shumë ‘sakrificë’ edhe postin e kryetarit të Bashkisë, një post më tepër formal në një qytet kaotik që më shumë se kurrë ka nevojë për drejtim.
Juristja Brizida Gjikondi tha se dosja e Veliajt është bërë publike dhe se askush nuk flet për 13 veprat e tij penale. Më tej, Gjikondi shtoi se të tillë persona janë ‘të sëmurë’ pas kolltukut dhe vuajnë nga deliri i madhështisë.
“Dosja e tij është bërë publike dhe nuk flitet askund për 13 veprat penale, është një peshë e rëndë politike. Ai hedh gurin në lumë dhe të gjithë ndjekin gurin. Që nga momenti që ka këto akuza të rënda, moralisht ka rënë.
Ai mendon që mund të riciklohet politikisht. Janë të sëmurë pas kolltukut, e kanë të rëndësishme. Askush nuk është i pazëvendësueshëm. Me delirin e tij të madhështisë janë aty ku janë.”



