Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeDosja e tunelit të Llogarasë/ Gazetari zbulon detajet: Ja pse SPAK nuk...

Dosja e tunelit të Llogarasë/ Gazetari zbulon detajet: Ja pse SPAK nuk heton Edi Ramën – Sot News


Gazetari Bledian Koka i ftuar sot në një emision televiziv denoncoi standardin e dyfishtë të SPAK.

Ndryshe nga dosja “Partizani’ ku SPAK po heton Sali Berishën, në dosjen e Tunelit të Llogarasë, SPAK nuk i është afruar Edi Ramës, kur është e ditur si e zeza në të bardhë se pa miratimin e kryeministrit asgjë nuk mund të bëhej.

Lexo edhe:
‘Shqiptarët përballen me dëm të dyfishtë’, Kedhi: Vjedhje tenderash dhe kosto shtesë nga infrastruktura pa cilësi
“Si ka mundësi që te dosja ‘Partizani’ është vetëm Sali Berisha i akuzuar, kurse te kjo dosje që e di derri dhe dosa bashkë, që fotot i ka publikuar Klod Tomorri i pari Edi Rama në Turqi, me Belinda Ballukun dhe Arben Ahmetajn.

Si ka mundësi që aty nuk është Edi Rama? Po kemi shkuar vetëm te SMS-të e Viz Berberit dhe te Belinda Ballukut.

Dhe mua kjo nuk më tregon që SPAK-u paska dalë nga rrethi. Përkundrazi.

Ky është standard I dyfishtë. Pra ndryshe e gatuajmë bukën që do i japim shqiptarëve për Sali Berishën, e ndryshe e gatuajmë për Edi Ramën….

Koka analizon dhe rastin e hetimit të dosjes së Saimir Tahirit.

“Unë e di fare mirë që Shqipërinë me kanabis e bëri Edi Rama. Po. Pavarësisht se kokë turku u bë Saimir Tahiri. Dhe sot ai njeriu është, është dënuar për 175 lekë shpërdorim detyre. Pra nuk u akuzua ai për trafikun e drogës e tjerë e tjerë. Për shpërdorim detyre.

Po sot çfarë e pengon SPAK-un të hetojë kush e kanabizoi Shqipërinë?

Kush e pengon sot SPAK-un ta zbardhi se çfarë pozicioni ka pasur Ilir Beqja te koncesioni i sterilizimit.

Kush e pengon SPAK-un sot të na zbardhi si është e vërteta me Arben Ahmetajn?

Pse i gjithë tuneli ka ngelur vetëm te Belinda Balluku dhe tek Ervis Berberi. Tunelin tashmë ne e dimë të gjithë se si është muhabeti i tunelit. Neve na e thanë zarat e Rilindjes që e kemi dhënë për 5 milionë euro se i duheshin te Erdoganit.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat