Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitike“Dosjet e Ballukut, nxorën fytyrën e hajdutit”/ Berisha: Rama thotë s’ka prova...

“Dosjet e Ballukut, nxorën fytyrën e hajdutit”/ Berisha: Rama thotë s’ka prova për Lubinë por… – Sot News


Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi nga konferenca e radhës për mediat ditën e sotme, kryeministrin Edi Rama se qëndron pas të gjitha aferave korruptive me “presto nome”, bashkë me zëvendësen e tij Belinda Balluku.

Ai u shpreh se abuzimet nisin që me inceneratorët në vend, për të vijuar te Tuneli i Llogarasë, Unaza e Madhe dhe së fundmi ajo e AKSHI-t, që e cilësoi “kopshtin privat” të kreut të ekzekutivit dhe familjes së tij.

Deklarata e plotë:

“Damkosja e Edi Ramës nga mediat botërore, Kongresi amerikan, Parlamenti Evropian, Asambleja e OSBE-së, e çdo institucion ndërkombëtar botëror. Rama hoqi çdo maskë, ai është hajduti më i madh në historinë e kombit shqiptar.

E vërteta është se afera e tunelit të Llogarasë në vetëvete nuk është më e madhe, është më e vogël se afera e djegsit të Tiranës dhe djegësve në tërësi. Por në rastin e djegësve ai bëri kurban Arben Ahmetajt, që kishte refuzuar 5 herë të firmoste projektin e djegësit të Tiranës.

Por me Troplinin e tij në SKAP arriti të mos merrej asnjëherë në pyetje për organizimin, si autor i djegësit të Tiranës dhe për kontot bankare të tij dhe Erion Velisë, ku u vodhën mbi 130 mln euro në Tiranë dhe mbi 400 milionë po të llogarisim edhe të Fierit.

Por jo vetëm kaq, edhe në aferën e tunelit të Llogarasë, të Unazës së Madhe. Lubia nuk është gjë tjetër në aferë, veçse shërbëtore dhe hajdute, nuk vodhi pak, por zbatoi urdhrat e tij.

Dosjet e Lubi Ballukut nxorën para shqiptarëve dhe botës fytyrën e hajdutit të vërtetë, Edi Ramës. Ato dëshmuan se autori i vjedhjes së 93 mln eurove në tunel është Rama. Vjedhjet u bënë me firmë dhe urdhër të tij. Bëri provokimin më të madh për këto vjedhje, duke bllokuar kërkesat për Ballukun dhe veproi si organizatë e Partisë Socialiste.

Dhe tani si një hajdut i papenduar thotë se 16 mijë faqet për Ballukun nuk kanë asgjë brenda, asnjë provë dhe ndaj nuk hiqet imuniteti i saj”.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat