Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitike“Drejtësia ka punën e saj”/ Balluku nën hetim nga SPAK, Berisha komenton...

“Drejtësia ka punën e saj”/ Balluku nën hetim nga SPAK, Berisha komenton qëndrimin e Ramës: Kanë ndarë paratë bashkë – Sot News


Kreu i PD-se, Sali Berisha ka komentuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për zëvendësen e tij, Belinda Ballukun, e cila eshte marrë në hetim nga SPAK.

Kreu i qeverisë tha për DW se “drejtësia ka punën e saj”. Ndërsa Sali Berisha u shpreh se ‘Rama nuk ka koment, sepse ka ndarë paratë me Ballukun’.

“Nuk ka asnjë koment sepse kanë ndarë paratë bashkë!!”, shkroi Sali Berisha teksa postoi videon e Ramës për DW.

Për DW, kreu i qeverisë u shpreh se “deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm”.

“Nuk kam asnjë koment për asnjë rast. Ne kemi punën tonë, drejtësia punën e vet dhe deri kur cështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politike dhe e mediave që i shërbejnë politikës”, tha Rama.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat