Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeDritaret e mia u goditën me gurë, Basha dhe komandanti i Gardës...

Dritaret e mia u goditën me gurë, Basha dhe komandanti i Gardës më erdhën në zyrë dhe më thanë të ikja, por qëndrova


Sali Berisha flet pas dëshmisë 2 orëshe në SPAK për 21 janarin: Dritaret e mia u goditën me gurë, Basha dhe komandanti i Gardës më erdhën në zyrë dhe më thanë të ikja, por qëndrova

Sali Berisha ishte sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku dhe u paraqit për t’u pyetur lidhur me ngjarjen e 21 Janarit, ku në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u vranë padrejtësisht katër protestues.

Kreu i PD Sali Beisha ka dalë nga PSAK ku është pyetur në lidhje me 21 janarin. Në deklaratën e tij për mediat jashtë SPAK ai u shpreh Rama për epshet e pushtetit të tij organizoi një nga protestat më të dhunshme.

“Jam pyetur se çfarë ndodhi më 21 janar.
Kjo mosthirrje flet më shumë se çdo gjë tjetër, sepse kjo mosthirrje kishte të bënte vetëm me faktin se Edi Rama organizoi për epshet e pushtetit të tij, protestën më të dhunshme në historinë e vendit.
Ky ishte shkaku i mosthirrjes.
Autoritetet ndërkombëtare, qeveria e SHBA ka deklaruar dhe ka rideklaruar se me 21 janar, PS kishte axhendë dhune.
Ku janë ata mbështetësit e saj?
Nuk janë këtu.
Ta marrin vesh ata, pra kishte axhendë dhune.
Kjo është e vërteta.
Pikërisht kjo deklaratë është bërë shkak që të mos thirrem unë për t’u pyetur për një ngjarje dramatike, që u kushtoi jetën 4 demonstruesve, plagosjen e mbi 120 policëve, etj.
Tani, dëshminë time, ju mund të rrëmoni sa të doni, por do gjeni ato që kam thënë”, tha ai.

Lideri i opozitës i pyetur nga gazetarët, mohoi që ditën e protestës së opozitës të jetë dhënë urdhër për të hapur zjarr drejt qytetarëve.

Berisha tha se ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha dhe komandanti i Gardës, Ndrea Prendi i kishin shkuar në zyrë atë ditë, për t’i kërkuar që të largohej nga godina e Kryeministrisë.

“Jo i thashë. Sepse unë isha jashtë me ambasadoren gjermane dhe u futa drejt e në zyrë. Unë isha në detyrë”, tha Berisha.

Sali Berisha: Absolutisht asnjë urdhër. Asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar. Asnjë urdhër dhe kurrë. Nuk mund të jepet urdhër. Po, Basha ka ardhur në zyrën time dhe ka kërkuar nga unë, sepse ishin thyer xhamat me plumba apo me gurë, tek dritarja ngjitur me tavolinën time dhe ministri, komandanti i Gardës kanë ardhur dhe më kanë thënë të evakuojmë, jo i thashë. Sepse unë isha jashtë me ambasadoren gjermane dhe u futa drejt e në zyrë. Unë isha në detyrë.

Të shkosh në një zyrë tjetër, jo unë isha në detyrë. Kjo është zyra ime. Kryeministri nuk mund të bëjë zyrat sipas qejfit, është institucion kushtetues kryeministri. Kjo ka qenë kërkesa e tyre dhe unë kam qëndruar në zyrë deri në fund.

Aty ka pasur një ndërmjetësim ndërkombëtar. Ka ndërmjetësuar ambasadori i SHBA-së dhe çdo oficer i kërkuar nga prokuroria është paraqitur në prokurori, por në ndjekje të lirë sepse Edi Rama dhe Ina Rama kërkonin që të eliminonin zinxhirin e komandës në një kohë kur Edi Rama kishte deklaruar se, beteja tjetër do të ishte vendimtare dhe secili nga gardistët e thirrur janë paraqitur në prokurori.

Të gjitha të tjerat janë mashtrime.

Berisha ka hedhur dritë lidhur me pyetjet që ju bënë këto dy orë nga prokurori i posaçëm, Alfred Shehu duke theksuar se ai ka respektuar ligjin dhe se në asnjë moment nuk ka dhënë urdhër për të hapur zjarr në drejtim të protestuesve. 

Gjatë fjalës së tij, Berisha nuk ka “kursyer” as gazetarët ku në një moment ju kthye ashpër Klodiana Lales duke vënë në dyshim punën e saj.

“Absolutisht gënjeshtër me bisht kjo që thua. Jo nga brenda, të shtënat janë të gjitha, merr filmimet, ushtarët e gardës kanë qëlluar. Jo nga brenda. Korrigjo këtë njëherë. Korrigjimi është tjetër. The një gënjeshtër, nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë. Është qëlluar nga vendrojet. Ta them unë tani. Tani, apo po bën punën e tyre apo tënden. Do flas unë, të jemi korrekt, jo të dizinformimi. Është qëlluar nga vendrojet e gardës, pikë”, tha Berisha, i cili më tej bëri me dije se Shehu e pyeti dhe sa i përket takimit të ministrit të Brendshëm të kohës, Lulzim Bashës me presidentin Bamir Topi.

Sipas Berishës prokurorët kanë marrë indicie nga libri i ish-presidentit Topi i cili mes rreshtave ka cituar dhe këtë takim me Bashën.

“Lulzim Basha e ka takuar të nesërmen mos gabojë  për të ndërhyre te Ina Rama që të zbusë masën ndaj oficerëve të gardës, gjë e cila është teorikisht e pamundur që unë të dërgoja njeri te Bamir Topi që ishte një  nga organizatorët që priste zgjatjen e mandatit nga Edi Rama. E morën nga Libri, më thanë që e morëm nga libri. Por nga ana tjetër Basha nuk e kishte të ndaluar, s’kishte asnjë derektivë të kryeministrit që të mos komunikonte me presidentin.  Këtë pasazh nuk e di e ka deklaruar ministri i brendshëm, por e kishin marrë nga nokturmu i Bamir Topit. Se paska shkruar dhe një libër Topi, mos i bëjmë dhe reklamë librit të tij”, tha Berisha.

I pyetur nga gazetarët sa i përket autdiopërgjimit të depozituar nga familjarët e Aleks Nikës, një prej protestuesve të vrarë më 21 Janar, ish-kryeministri pretendon se ajo është e manipuluar dhe se fakti që është dorëzuar pas një periudhë kohe relativisht të gjatë vë në dyshim autencitetin e saj.

Kryetari i PD, Sali Berisha u pyet nga gazetarët, pasi doli nga SPAK, se pse pas 21 janarit, ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi doli me syrin e nxirë. Berisha mbrojti ish-drejtuesin e Gardës duke theksuar se atë ditë Ndrea Prendi ka përmbushur detyrimet ligjore. Lideri i opozitës mohoi të ketë patur urdhër nga drejtuesit e institucioneve për të hapur zjarr drejt protestuesve të opozitës.

“Ndrea Prendi ka qenë në detyrë gjithë ditën, ka bërë të pamundurën për të përmbushur detyrimet ligjore. Atë urdhër s’e ka dhënë njeri, është në mendjen tuaj dhe të atyre që trillojnë.
Të falsifikosh një zë është gjëja më e thjeshtë. Janë hetuar në autencitet të plotë jo zëra të njerëzve të thjeshtë por edhe deri te presidentë të SHBA, Barack Obamës. Këto janë ccështje të cilat nuk kanë asnjë lloj… Një urdhër i dalë pas 13 vites, një Alizot i dalë pas 13 vitesh. Si mund të besoj një audio të dorëzuar pas 12 vitesh?”, tha Berisha.



Burimi Shekulli.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat