Anëtari i Këshillit Kombëtar, Ilir Alimehmeti, ka deklaruar se nëse PD nuk garanton zbatimin e 3 parimeve me të cilat bashkoi opozitën e përçarë, nuk mund të jetë alternativë qeverisëse.
Gjatë intervistës televizive, Alimehmeti iu referua zgjedhjeve të brendshme në PD, që do të mbahen së shpejti, ku ngriti shqetësimin e listave fiktive.
“Është e rëndësishme transparenca dhe demokracia e brendshme. Brenda muajit të gjitha forumet, nga i ulëti deri tek i larti do shkojnë në zgjedhje.
Për këtë, duhet demokracia e transparenca, duhen të dalin njerëzit. Nuk është se po thua dil ti, dhe e vendos ti, duhet të kenë kurajo e ambicie. Duhet të kenë vizionin, por zgjedhjet e brendshme nuk duhet të bëhen me lista fiktive.
Procesi duhet të garantohet nga drejtuesit e lartë të partisë, nëse kjo ndodh, PD khehet shumë shpejt në alternativë qeverisëse”, tha Alimehmeti.
Iir Alimehmeti:
Në 3 orë takim nuk zgjidhen problemet e 35 viteve, jam kundër djegies së etapave. Nuk funksionon, ka regulla. U përmend një fjalë që për mua është e rrezikshme, përçarja. Kam hyrë në PD në prill të 2022 kur PD ishte më e përçarë se kurrë, më e shantazhuar se kurrë. Kam hyrë në ditën më të keqe të PD, nuk duhet të kthehet më.
Në asnjë lloj forme. E megjithatë, ai grupazh pas disa shinave për një hapje, meritokraci, rithemelim dhe prodhoi një protestë të 7 korrikut 2022.
Këto 3 premtime duke mos u mbajtur pjesërisht apo plotësisht ka bërë që një pjesë e madhe e ndjekësish që vazhdojnë besojnë te PD, te rrotacioni politik, kjo ndodh nëse rikthehemi tek këto 3 parime, tek Rithemelimi, hapja dhe meritokracia.
Ne kemi vështirësi të shkojmë te strukturat ta diskutojmë. Partia nuk funksionion me individualitete por me forume. Është e rëndësishme transparenca dhe demokracia e brendshme. Brenda muajit të gjitha forumet, nga i ulëti deri tek i larti do shkojnë në zgjedhje.
Për këtë, duhet demokracia e transparenca, duhen të dalin njerëzit. Nuk është se po thua dil ti, dhe e vendos ti, duhet të kenë kurajo e ambicie. Duhet të kenë vizionin, por zgjedhjet e brendshme nuk duhet të bëhen me lista fiktive. Procesi duhet të garantohet nga drejtuesit e lartë të partisë, nëse kjo ndodh, PD khehet shumë shpejt në alternativë qeverisëse.



