Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitike"Duhet t’a nisim nga vetja"/ Ish-studenti i Dhjetorit 'nuk ia përton' Berishës:...

“Duhet t’a nisim nga vetja”/ Ish-studenti i Dhjetorit ‘nuk ia përton’ Berishës: Ne kemi nevojë të pastrohemi doktor – Sot News


Në fjalën e tij në takimin e mbajtur në Qytetin Studenti, aktivisti Osman Stafa përkujtoi kontributin e qytetarëve dhe studentëve në 8 dhjetorin e vitit 1990, duke theksuar se ky moment historik shënoi lindjen e pluralizmit dhe krijimin e Partisë Demokratike.

Ai nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe krenarisë për arritjet 35-vjeçare të demokracisë në Shqipëri, duke kritikuar goditjet që, sipas tij, kanë pësuar familja dhe shoqëria shqiptare në dekadat e fundit. Stafa theksoi gjithashtu nevojën për përkushtim kolektiv në përmirësimin dhe pastrimin e “shtëpisë së përbashkët” të Partisë Demokratike dhe vendit.

“Ne disa faza i kemi kaluar, por jo çdo fazë e tij ka treguar që e pjek burrin. Ne kemi nevojë për më shumë mirëkuptim me njëri tjetrin për tolerancë dhe për të qenë më të vendosur. E fundit që do të sugjeroja, ka një parim, nëse një pjesëtar familjeje në darkë lëviz dhe kthehet në mëngjes, ai nuk është më pjesë e familjes. Unë atë pjesëtar të familjes e pastroj, ne kemi nevojë të pastrohemi doktor Berisha, ne duhet të jemi vetvetja, shqiptarët shpresojnë dhe besojnë tek ne”, tha Osman Stafa.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat