Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaShow BizDy emrat e mëdhenj të muzikës po vijnë me koncert në Prishtinë

Dy emrat e mëdhenj të muzikës po vijnë me koncert në Prishtinë


Prishtina po përgatitet për një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të vitit.

Yjet me famë botërore, Morad dhe Gims, do të zbresin në Kosovë këtë verë për dy data që priten të elektrizojnë kryeqytetin.

Më 5 dhe 6 gusht, fansat do të kenë mundësinë të ndjekin live performancat e dy prej emrave më të kërkuar të tregut ndërkombëtar.

Emri pas projektit gjigant

Pas këtij organizimi madhështor dhe sjelljes së artistëve të tillë në Kosovë, fshihet menaxheri i njohur Jetmir Agaj. Është pikërisht ai që mban “vulën” ekskluzive të këtyre artistëve, duke bërë të mundur që Prishtina të jetë ndalesa e tyre kryesore.

Agaj njihet për lëvizjet e tij të fuqishme në industrinë e muzikës, duke sjellë standarde europiane në skenën tonë.

Spektakël me artistë botërorë dhe vendorë

Nuk do të jenë vetëm yjet ndërkombëtarë që do të ndezin atmosferën. Në skenë pritet të ngjiten edhe artistët më të pëlqyer vendorë, duke krijuar një gërshetim perfekt muzikor.

Këto dy netë premtojnë të mbeten gjatë në memorien e publikut, duke e kthyer Prishtinën në epiqendrën e argëtimit për këtë verë. /Prive By Liberta Spahiu





Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat