Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeDy orë në SPAK/ Oerd Bylykbashi trego për çfarë u paraqit -...

Dy orë në SPAK/ Oerd Bylykbashi trego për çfarë u paraqit – Sot News


Për rreth dy orë, deputet i PD, Oerd Bylykbashi u mor në pyetje në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me një kallëzim të bërë nga deputetët e PD.

Oerd Bylykbashi: Duke filluar nga kryeministri Rama kallëzimi është publik, ne kemi bërë një konference, e kemi denoncuar si një aferë korruptive, ku është kontraktuar për 19 mln euro, diçka që më pas një kompani që është e lidhur me kompaninë e inceneratorëve, e ka bërë për 6.5 mln euro, dmth 12.5 mln euro janë vjedhur. Në raport është më keq sesa tuneli i Llogarasë. Mbi bazën e atij kallëzimi dhe sot isha në këtë cilësi.

Dua të respektoj sekretin e veprimeve hetimore. Kallëzimi është i deputetëve të grupit parlamentar. Është një cështje që prek zonën zgjedhore bashkinë Durrës kam pasur interes.

A keni marrë ftesë nga SPAK për 21 janarin?

Oerd Bylykbash: Jo nuk kam ftesë të tillë, unë atë ditë nuk kam qenë në Shqipëri, por nuk kam ftesë.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat