Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaShow BizE 25-ta nga krejt partitë, Edona flet pas fitores së mandatit të...

E 25-ta nga krejt partitë, Edona flet pas fitores së mandatit të dytë


Këngëtarja e njohur dhe deputetja Edona Llalloshi ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, duke konfirmuar edhe një herë mbështetjen e madhe që gëzon tek qytetarët.

Llalloshi ka arritur të sigurojë mandatin e saj të dytë në Kuvendin e Kosovës me një rezultat mbresëlënës. Ajo ka marrë plot 44,259 vota, një shifër kjo që e pozicionon atë shumë lart në hierarkinë politike të këtyre zgjedhjeve.

Sipas të dhënave, Edona renditet e 25-ta në listën e personave më të votuar nga të gjitha partitë politike në vend, duke lënë pas shumë figura me përvojë të gjatë në politikë. Ky rezultat dëshmon se ajo ka arritur të konsolidojë profilin e saj jo vetëm si artiste, por edhe si një zë përfaqësues në institucione.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Edona ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë për këtë besim masiv.

“Ju falënderoj me mirënjohje të thellë për besimin që ma dhatë. Ky besim nuk është vetëm një nder personal, por, mbi të gjitha, një përgjegjësi e madhe morale dhe institucionale ndaj jush dhe ndaj Republikës sonë,” është shprehur ajo.

Ajo ka siguruar votuesit se do ta ushtrojë këtë mandat me integritet, transparencë dhe përgjegjësi, duke theksuar se “pushteti buron nga qytetari dhe i shërben vetëm atij”.

Ky konfirmim i fuqishëm i mandatit të dytë tregon se Edona Llalloshi tashmë është një faktor stabël në skenën politike kosovare. /Prive By Liberta Spahiu





Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat