Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj iu përgjigj mbrëmjen e sotme kreut të SPAK Altin Dumani i cili pasditen e sotme në Kuvend u shpreh se “është i mirëpritur nëse dëshiron që të bëhet i penduar”.
Në një intervistë telefonike në një emision televiziv, Ahmetaj tha se nuk ka pse të jetë bashkëpunëtor pasi nuk ka kryer asnjë krim.
Pjesë nga Intervista
-Ju e dëgjuat prokurorin e SPAK, Altin Dumanin dhe tha, nëse është i gatshëm të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, ne e mirëpresim.
Arben Ahmetaj: Edhe në teknikën ligjor, bashkëpunëtor quhet dikush që ka kryer krim, siç ka rëndon Altin Dumani, disa Dumanë që i ka aty si bashkëpunëtor të drejtësisë. Unë nuk kam pse të jem bashkëpunëtor pasi nuk kam kryer asnjë krim. Nuk po flas për prezumimin e pafajsësisë, që kryeprokurori i SPAK i referohet parlamentit të Shqipërisë dhe thotë që, ky është i mirëpritur të jetë bashkëpunëtor. D.m.th nuk ka prezumim pafajësie sepse sigurisht që tani unë jam shembull i 10 standardeve. Kjo është e para dhe më e rëndësishmja.



