Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetE FUNDIT/ EKZEKUTOHET GJENERALI që DYSHOHET për spiunimin e Khameneit

E FUNDIT/ EKZEKUTOHET GJENERALI që DYSHOHET për spiunimin e Khameneit


Disa media arabe kanë raportuar se gjenerali i forcave speciale të Gardës Revolucionare të Iranit, Esmail Qaani, dyshohet se është ekzekutuar pasi u akuzua për spiunazh në favor të shërbimit sekret izraelit Mossad. Sipas portalit nga Emiratet e Bashkuara Arabe The National, që citon burime të pakonfirmuara, Qaani u akuzua për bashkëpunim me inteligjencën izraelite dhe më pas u ekzekutua. Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këtë informacion.

Qaani ishte komandanti i njësisë elitare Quds Force, një strukturë kyçe e Islamic Revolutionary Guard Corps që merret me operacionet jashtë vendit. Sipas raportimeve, gjenerali iranian ka mbijetuar disa tentativa për atentat dhe ka qenë pranë liderit suprem iranian Ali Khamenei edhe gjatë bombardimeve amerikano-izraelite.

Qaani është zhdukur disa herë nga skena publike gjatë viteve të fundit. Një nga rastet më të përfolura ndodhi pas sulmeve izraelite në Bejrut në vitin 2024, kur për një periudhë nuk pati asnjë informacion për vendndodhjen e tij, përpara se të shfaqej sërish në publik. Deri më tani, autoritetet iraniane nuk kanë reaguar zyrtarisht ndaj këtyre raportimeve dhe informacioni mbetet i pakonfirmuar.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat