E hëna pritet të jetë e ngarkuar për Kuvendin, teksa për nesër është përcaktuar mbajtja e 8 komisioneve parlamentare.
Në rend dite janë përcaktuar një sërë çështjesh me rëndësi, ku bie në sy shqyrtimi i disa projektligjeve në fusha të ndryshme.
Ja komisionet që mblidhen nesër dhe rendi i ditës:
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
– Vendndodhja: Salla 6 (218)
– Ora:11:00
1. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 80/2021 “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”, të ndryshuar””.
2. Shqyrtimi i projektligjit “Për barazinë gjinore”.
3. Të tjera.
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
– Vendndodhja:Salla 8 – Kryesia e Kuvendit
– Ora:11:00
1. Akt normativ nr. 9, datë 1.10.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9780, datë 16.7.2007, “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme””, të ndryshuar (Komision për dhënie mendimi, Relator Fadil Nasufi).
2. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar (Komision dhënie mendimi; Relator Tërmet Peçi).
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
– Vendndodhja:Salla 3 (2-08)
– Ora:11:00
· Shqyrtimi i projektligjit “Për gjuetinë”, komision për dhënie mendimi..
Ora 12.00
· Shqyrtimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2020 ”Për ndryshimet klimatike”, komision për dhënie mendimi.
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet
– Vendndodhja:Salla 2 (2-07)
– Ora:11:00
1. Miratimi i proceverbalit të mbledhjes së Komisionit datë 6 Tetor 2025, ora 14.00.
2. Seancë dëgjimore me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, për masat e marra për fillimin e vitit të ri shkollor 2025-2026, për arsimin profesional.
3. Të tjera.
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
– Vendndodhja:Kryesia e Kuvendit. Salla Nr. 4
– Ora:11:00
1. Shqyrtimi ne cilesine e komisionit per dhenie mendimi i Aktit Normativ nr. 7, datë 1.10.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar
2. Shqyrtimi ne cilesine e komisionit pergjegjes i projektligjit Aktit Normativ nr. 9, datë 1.10.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9780, datë 16.7.2007, “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme””, të ndryshuar
3. Shqyrtimi ne cilesine e komisionit pergjegjes i Aktit Normativ nr. 10, datë 8.10.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2024, “Për Buxhetin e vitit 2025″”, të ndryshuar
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
– Vendndodhja:Salla 7 me nr. 221
– Ora:11:30
1. Shqyrtimi i Aktit Normativ nr. 10, datë 8.10.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025″”, të ndryshuar. (Komision Dhënie mendimi)
2. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 95/2015, “Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik”, të ndryshuar”. (Komision Dhënie mendimi)
3. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. (Komision Dhënie mendimi)
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm
– Vendndodhja:Salla 5 – Kryesia e Kuvendit
– Ora:11:30
1. Miratimi i procesverbaleve për datat 6.10.2025 dhe 7.10.2025.
2. Seancë dëgjimore me aktorët e interesit për projektligjin “Për përgjegjësitë e zgjeruara të subjekteve prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje”.
3. Projektligji “Për përgjegjësitë e zgjeruara të subjekteve prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje” (Komision përgjegjës, Relator Ceno Klosi).
4. Projektligji “Për gjuetinë” (Komision përgjegjës, Relator Vullnet Sinaj).
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm
– Vendndodhja:Salla 5 – Kryesia e Kuvendit
– Ora:13:00
1. Akt normativ nr. 7, datë 1.10.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar (Komision për dhënie mendimi, Relatore Ilva Gjuzi).
2. Akt normativ nr. 8, datë 1.10.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” (Komision për dhënie mendimi, Relatore Ilva Gjuzi).
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes
– Vendndodhja:Salla nr.1(201)
– Ora:14:00
1. Akt normativ nr. 7, datë 1.10.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar
2. Akt normativ nr. 8, datë 1.10.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”
3. Akt normativ nr. 9, datë 1.10.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9780, datë 16.7.2007, “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme””, të ndryshuar.



