Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeEdhe pse e pezulluar nga GJKKO, Balluku shkon në ministri, mbledh stafin...

Edhe pse e pezulluar nga GJKKO, Balluku shkon në ministri, mbledh stafin në dorëzimin e stafetës tek Karakaçi – Sot News


Numri dy i Edi Ramës, e pandehura, Belinda Balluku, ka dalë papritur në një konferencë shtypi mesditën e sotme me stafin e saj, ku ka mbajtur një fjalim shumë konkurues më Edi Ramën, si nga gjatësia, ashtu edhe nga përmbajtja. Kjo duket si një sfidë e hapur që Belinda Balluku i bën drejtësisë, e cila e kërkon për ta arrestuar.

Një fjalim propagandistik, tërësisht i gënjeshtërt ishte ky fjalim i Belinda Ballukut, teksa ka thënë se kemi bërë rrugë e tunele të mrekullueshme.

“Unë do të vazhdoj rrugën politike”, ka thënë Balluku, teska po i dorëzon postin e ministrit një tjetër zari të saj, Enea Karakaci, ose i njohur ndryshe në atë ministri si kanakari i Belës.

Më tej Balluku para se të kalonte në lavdërimin për kanakarin e saj, nuk hezituar të lavdërojë Edi Ramën, të cilin e ka quajtur si shembullin e saj ne jetë.

Pjesë nga fjala e Ballukut:

Detyra që Enea ka si ministër i ri i kësaj ministrie ku ai vetë është rritur dhe ka ardhur këtu shumë para se të vija unë, është që me ju në krah, me një skuadër të jashtëzakonshme drejtuese siç kjo ministri ka, duke nisur nga Enkeleda Muça, Andim Bonati, Edona Bilali, Eri Sulo apo dhe sekretari i përgjithshëm, Bes Kadriu, unë mendoj se ju do ta kapërceni të gjithë këtë situatë, duke më lënë mua që të vazhdoj rrugëtimin tim, një tjetër politik por edhe personal, për të nxjerrë një të drejtë dhe një të vërtetë në dritë. Kemi transformuar së bashku sektorin energjitik. Çdo ditë, pavarësisht situatave, vetëm lajme të mira vijnë nga ai sektor dhe duket e pabesueshme se si një grusht njerëzish, vetëm me dëshirën dhe vullnetin e mirë, ia kanë dalë që të ndryshojnë katërcipërisht realitetin energjitik shqiptar.

Nga 45% humbje, në më pak se 16, për të shkuar deri në nivelet europiane ashtu siç kemi premtuar. Kemi arritur të rrisim ndjeshëm kapacitetet prodhuese të vendit tonë, duke diversifikuar portofolin nga vetëm hidro në eolik dhe solar. Kemi arritur që të ngremë bursën e parë shqiptare energjitike, e cila gjatë vitit 2025, ka arritur të tregtojë 42% më shumë volume krahasuar me vitin 2024. Kemi arritur të edukojmë qytetarët me efiçencën energjitike. I kemi bërë pjesë të politikave tona. Dhe shumë prej tyre kanë përfituar duke e kuptuar se në të vërtetë nuk vlen vetëm të prodhosh, por vlen edhe ta ruash energjinë. Kemi kapërcyer situata të jashtëzakonshme të krizave energjitike si ajo e vitit 2022 dhe kemi qëndruar në këmbë, madje duke pasuar vetëm dy vite më vonë uljen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë për herë të parë. Kemi bërë bizneset shqiptare pjesë të tryezave për prodhimin e ligjeve apo edhe rregullave për operimin e këtij sektori. Kemi krijuar një bazë të rëndësishme autoprodhuesish dhe padyshim, Shqipëria sot ndodhet në një stad të avancuar të negociatave për sa i përket kapitullit të energjisë.

Dhe të gjitha këto i keni bërë ju. Dhe të gjithë ata punonjës të cilët janë rreshtuar në krahun tuaj ashtu siç jeni rreshtuar dhe ju për shtatë vite në krahun tim. Kemi ndërtuar vepra të jashtëzakonshme të cilat do të qëndrojnë aty tek vitet do kalojnë dhe ju duhet të ndiheni krenarë për gjithçka kemi arritur, për transformimin e aeroportit të Tiranës dhe për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, që me shumë kënaqësi dje pashë se ishte hapur thirrja për punësimin e punonjësve të parë në atë aeroport. Kemi ndërtuar rrugë e autostrada moderne, të të njëjta kategorive dhe cilësive europiane. Kemi ndërtuar tunele të cilat nuk do t’i shkatërrojë as pika e ujit që tashmë zë vend.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat