Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeEdi Rama: Brenda 2030-ës, godina të reja për sistemin e drejtësisë

Edi Rama: Brenda 2030-ës, godina të reja për sistemin e drejtësisë

Në një kohë kur siguria në sistemin e gjyqësorit dhe kushtet e  punës janë kthyer në kryefjalë të javëve të fundit, sidomos pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, kryeministri Edi Rama ka lajmëruar rikonstruktimin e të gjitha godinave të sistemit të drejtësisë deri në vitin 2030. Për Ramën, infrastruktura e godinave nuk është arritur të mirëmbahet apo të menaxhohet nga vetë drejtësia, dhe kjo për shkak të pavarësisë që fitoi ky sistem pas reformës në drejtësi. Kryeministri është shprehur se qeveria zotohet për të marrë përsipër dhe këtë mision, për t’i ofruar vendit institucione dinjitoze, prokurori e gjykata, për të shtuar këtu dhe performancën dinjitoze.

“Një tjetër projekt i domosdoshëm është masteplani i ndërtimit të godinave të drejtësisë. Kam vënë re me keqardhje që vetëqeverisja e sistemit të drejtësisë falë pavarësisë së plotë që iu dha atij sistemi me reformën në drejtësi. Ndër ato të çalat e veta ka edhe dobësinë e madhe në administrimin e infrastrukturës, në projektimin, në transportimin e infrastrukturës. Transformimi i godinave pa projekte të besueshme është mision i pamundur. Kemi vendosur që edhe këtë mision ta marrim përsipër vetë. Në Shqipërinë 2030 të kemi një infrastrukturë tërësisht të transformuar godinave se nuk mund vazhdojmë me arme me hapësira dhe mjedise gjykatash e prokurorish që janë shumë larg të qenurit dinjitoze. Nuk mund të vazhdojmë me ngushtësia që pastaj përkthehen me një performancë që le shumë për të dëshiruar”, tha Rama në podcastin e tij.

Për hartimin e një plani për rindërtimin e këtyre godinave, ka folur dhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari gjatë raportimit vjetor në komision. Lamallari u shpreh se godinat kanë nevojë imediate për ndërhyrje, ndërsa plani është ndërtuar në bashkëpunim me KLGJ dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Ndër të tjera, Rama foli dhe për lirimin e hapësirave publike nga veriu në jug të Shqipërisë. Kryeministri tha se ky operacion nuk do të ndalet në asnjë ditë derisa ngrehinat pa leje t’i kthejnë qytetarëve hapësirën e zaptuar në mënyrë të paligjshme. “Hapësirat publike vazhdojnë me pastrimin e kam thënë që ditën 1, nuk është një aksion, është një operacion, i cili do të vazhdojë në mënyrë kirurgjikale në çdo pjesë të organizmit urban të vendit, në çdo pjesë të organizmit urban të kryeqytetit dhe do të pastrohet çdo pjesë e prekur nga këta çibanë të patolerueshëm, vendin e cilëve do ta zëri një hapësirë e re bashkëjetese mes komunitetit dhe njësive tregtare”, tha Rama.

Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat