Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, i ftuar në një emision televiziv, foli për çështjen e Belinda Ballukut dhe mënyrën se si, sipas tij, kryeministri Edi Rama po e trajton këtë situatë.
Gjatë bisedës me moderatorin Bled Marku, Mziu deklaroi se Rama e ka çuar çështjen Balluku në Gjykatën Kushtetuese për të krijuar një precedent që mund ta përdorë për veten, në rast se ndaj tij do të lëshohet ndonjë fletëthirrje nga SPAK.
“Rama e dërgoi çështjen Balluku në Gjykatën Kushtetuese. Nëse tek ai shkon një fletë-thirrje nga SPAK, do ta përdorë vendimin e gjykatës si artificë për veten e tij,” – u shpreh Mziu.
Sipas Mziut, rasti Balluku nuk është një “rrufe në qiell të pastër”, pasi situata të ngjashme kanë ndodhur edhe më herët me deputetë, kryebashkiakë apo ministra, por rasti i saj nuk mund të krahasohet me të tjerët.
‘Së pari duhet të themi që rasti Balluku nuk është një rrufe në qiell të pastër, sepse kjo lloj situate që ndodh po themi, me rastin e Ballukut ka ndodhur dhe raste të tjera duke filluar që nga deputetë, nga kryebashkiakë, nga ministra, nga zëvendëskryeministër, por natyrisht Balluku nuk ka asnjë të krahasuar me ato.
Ka qenë dhe mbetet personi i dytë më influent në Shqipëri përsa i përket korrupsionit dhe në këtë kontekst, po ta shohësh ka ndryshuar qasja e kryeministrit në sjellje me të tjerët, ku përdorte instrumentin e dorëheqjes, pra e impononte paraprakisht që ato të jepnin dorëheqje dhe ndërkohë mbyllej ëh.
Po thjesht bënin leximin ose e hidhnin në rrjet në emrin e tyre sepse ishte i parashkruar. Por në këtë rast nuk kemi të njëjtën gjë dhe në këndvështrimin tim ka dy gjëra që kanë ndikuar. Së pari, ka ndikuar, po themi, rezistenca që ka patur Balluku për të mos kryer dorëheqjen dhe duke e kërcënuar, po themi, kryeministrin për atë se çfarë ka bërë ajo, e cila nuk ka qenë, po themi, pjesë e bërë nga vetë Balluku, por ka qenë një kombinim midis kryeministrit dhe zonjës Balluku.
Së dyti, kryeministri tashmë nuk ka se ku të justifikohet se kush ja hëngri dardhat dhe kumbullat mbrapa shpinës, sepse i vetmi person që ka ngelur pas Ballukut është ai. Pra nuk ka asnjë lloj justifikimi, ndaj po tenton dhe ka dalë jashtë asaj lëvizjes së zakonshme që bënte herë të tjera dhe përdor instrumente të cilët janë antiligjorë dhe që po e mban situatën zvarrë, por absolutisht nuk do të, nuk do të japë fryt, sepse ajo se çfarë ka…
Po fiks kjo pra po them. Ajo, ajo po e mbron, po e mbron nga frika e tij. Po e mbron sepse ëh disa nga gjërat që janë bërë nuk janë bërë vetëm në emrin e një ministri, siç ishte po themi Beqja apo siç ishte Tahiri.
Kjo ka kryer veprime që i ka firmosur edhe në emër të kryeministrit dhe kuptohet me bekimin e kryeministrit apo me urdhërin e kryeministrit. Pra kjo është një tjetër arsye. Madje po tenton për të përdorur këto artifica për të krijuar në një farë mënyre dhe tabanin e radhës që e ka ai.
Pra për të për të përdorur këto artifica që në momentin kur të jepet një fletëthirrje, po themi për kryeministrin, të përdori Gjykatën Kushtetuese apo gjykatën kushtetuese apo të tjerë instrumente për shpëtuar.
Është absurde të mendosh po themi që thotë nuk ka kush firmos. Si nuk ka kush firmos? Po nëse do të ishte e arrestuar, kush do të firmoste? A ka kush firmos.
Së pari, absolutisht të denjë asnjë s’është, por thjesht vendosin me urdhër nga lart, gjithësecili prej tyre, por unë dua t’ju them, unë kam qenë kryetar i bashkisë dhe çdo bashki, çdo ministri ka sekretarin e përgjithshëm. Shumicën e gjërave i firmos sekretari i përgjithshëm.
Por jo vetëm sekretari i përgjithshëm, por në rastet kur një kryebashkiak, një ministër e tjerë e tjerë, largohet, do të thotë që delegon firmën e tij. Pra, në asnjë lloj rrethane e ka parashikuar ligji rastet’, tha ndër të tjera, deputeti Xhelal Mziu.



